Portieri që i shënoi Strakoshës: U habita, ndihmoi era

Candarevic, portieri i Noah analizoi golin që realizoi nga porta në portë, duke befasuar kështu “gardianin” shqiptar të AEK, Strakosha.

“Unë u nisa të gjeja sulmuesin tonë me topin e goditur. Gjuajta shumë fortë dhe me ndihmën e erës, topi shkoi shumë larg. Për Strakoshën ishte shumë e vështirë, mënyra e kërcimit të topit dhe prandaj shkoi në rrjetë. Unë vetë u habita me atë që bëra, isha në shok, nuk e kam kuptuar akoma se çfarë kam bërë. Ishte hera e parë që shënoj gol dhe jam i lumtur, më parë vetëm kam asistuar. Më duhet pak kohë për të kuptuar se çfarë bëra. Por vetëm ne portierët e dimë sesa e vështirë është të reagosh në situata të tilla, kur nuk di se çfarë të bësh teksa topi kërcen. Për mua nuk ishte faji i Strakoshës”, tha Candarevic.

sfidanti.al