Dijar Nikqi i jep lamtumirën Tiranës

Pritet vetëm zyrtarizimi por edhe tashmë është thjesht formalitet: Dijar Nikqi nuk do jetë pjesë e Tiranës në këtë sezon, teksa do t’i bashkohet skuadrës së Vorës në Kategorinë e Parë. Sulmuesi nuk ishte pjesë e planeve të bardhebluve gjatë kësaj vere, duke mos gjetur minutat që kërkonte në ndeshjet që ekipi ka zhvilluar nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi. Ndaj ai ka kërkuar largimin nga skuadra kryeqytetase për të gjetur një sistemim të ri ku të mund të aktivizohet rregullisht.

sfidanti.al