Mario Gjata është larguar nga Egnatia. Është vetë sulmuesi që njofton largimin nga rrogozhinasit me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram. “Faleminderit Egnatia”, shkruan Gjata shkurtimisht duke konfirmuar zërat e merkatos. Ai luajti 5 ndeshje dhe realizoi një gol. Largim i dëmshëm ky për skuadrën kampione që duhet të kërkojë zëvendësimin e lojtarit pasi edhe këtë sezon, rrogozhinasit kërkojnë të mbrojnë titullin kampion duke hedhur kandidaturën si një nga skuadrat pretendente për titullin e Superiores.
sfidanti.al