Laporta: Jemi klubi më i suksesshëm në botë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, vlerësoi punën e “La Masias” së famshme, sistemi i skuadrave zinxhir të Barcelonës, nga e cila dolën shumë talente që lanë gjurmë në futbollin botëror. Numri 1 i “Blaugranave” mbajti një fjalim gjatë pjesëmarrjes së tij në eventin zyrtar të klubit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prani të kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Erik Adams. Laporta fillimisht vlerësoi fitoren e arritur ndaj Realit të Madridit në një test miqësor (2-1), por theksoi se mbi të gjitha “duhet t’i kushtojmë rëndësi mënyrës se si fituam. Ne i dhamë një imazh të mirë klubit tonë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.”

Në fjalën e tij, Laporta theksoi:

“Ne jemi klubi sportiv më i suksesshëm në botë. Sporti na bashkon dhe na lejon të ndajmë objektivat me tifozët tanë. Këtu ne promovojmë të rinjtë dhe zhvillojmë talentin, që për ne është gjëja më e rëndësishme. Për ne është thelbësore të gjenerojmë talente.”

sfidanti.al