Luiza Gega dështon në Paris 2024

Atletja shqiptare Luiza Gega ka debutuar ditën e sotme në Lojërat Olimpike, Paris 2024. Gega garoi në baterinë e dytë, por nuk arriti që të japë më të mirën e saj dhe nuk ka mundur që të kualifikohet për në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa për femra. Atletja kuqezi mbylli garën me kohën 9.27.41 dhe u rendit në vendin e 9-të në baterinë e dytë. 5 atletet e para të baterisë u kualifikuan në finalen e kësaj gare. Përfundon këtu aventura e Luiza Gegës në Lojërat Olimpike, Paris 2024.

sfidanti.al