Bregu dhe Flamurtari më pranë

Talenti vlonjat, Dejvi Bregu, ndodhet në Vlorë këto ditë dhe me sa duket do të finalizojë marrëveshjen me Flamurtarin. Për të fituar shërbimet e mesfushorit, është hedhur në sulm vetë administratori Sinan Idrizi. Bregu është duke u stërvitur në fushën e Labërisë me trajnerin Arlind Rustemi. “Panorama Sport”, ka siguruar foto nga stërvitja e Bregut në Nartë. Vlonjatët kërkojnë ta rikthejnë pas gati 10 vitesh produktin e akademisë, Dejvi Bregun. Talenti vlonjat, Dejvi Bregu, ndodhet në Vlorë këto ditë dhe me sa duket do të finalizojë marrëveshjen me Flamurtarin. Për të fituar shërbimet e mesfushorit, është hedhur në sulm vetë administratori Sinan Idrizi. Bregu është duke u stërvitur në fushën e Labërisë me trajnerin Arlind Rustemi.  Vlonjati është njohës i mirë i kampionatit shqiptar dhe ka dhënë kontributin e tij te Flamurtari, Luftëtari, Skënderbeu dhe Teuta. Në sezonin e fundit ka qenë në Poloni te Visla Krakov. Pritet që këtë javë të ketë zhvillime në drejtim të rikthimit në shtëpi të Bregut. Me afrimin e 28-vjeçarit i bie që trajneri Agostineli ta ketë grupin e plotë, me shumë cilësi në përbërje. Kështu që ky të jetë sezoni i Flamurtarit për t’u kthyer në elitën e futbollit shqiptar.

sfidanti.al