Lotët pas gjysmëfinales së Champions League PSG-Dortmund dhe “pasillo de honor” në fund të takimit Atalanta-Fiorentina dukej se lajmëronin fundin e një karriere të gjatë dhe të nderuar. E në fakt Daniele Orsato, pas Euro 2024, kishte shpallur tërheqjen e tij nga bota e arbitrimit. Fakti është se për momentin nuk ka asnjë gjurmë të dorëheqjes së tij dhe teorikisht ai mund të arbitrojë ende në Itali dhe për UEFA-n. Ka një atmosferë misteri në Federatë, dhe gjithashtu njëfarë sikleti, në lidhje me situatën e Daniele Orsato. Arbitri venecian, arbitri më i mirë i IFFHS në vitin 2020, në fakt kishte shpallur tërheqjen e tij pas një karriere të gjatë dhe të rëndësishme, por për momentin, në AIA nuk ka mbërritur asnjë lloj komunikimi në lidhje me këtë.
CORRIERE DELLO SPORT SHKRUAN
Të gjithë prisnin, sapo të shuhej zhgënjimi i kuptueshëm, që ai të jepte dorëheqjen. E megjithatë, deri më sot, asgjë. Sepse lista e arbitrave për sezonin e ardhshëm në Itali zyrtarizohet nga AIA (shoqata e arbitrave) zakonisht më 1 korrik, pikërisht në mes të ngjarjeve ndërkombëtare. Në fakt ishte bërë zakon, sepse nuk kërkohet nga asnjë ligj, që lamtumira të tilla të bëhen në fund të turneve të FIFA-s dhe UEFA-s. Kështu ishte për arbitrin Rosetti, ishte kështu edhe për Rizzoli. Megjithatë, deri më sot, nuk ka asnjë gjurmë “zyrtare” nga Orsato. Asnjë dorëheqje.
Në teori ai mund të vazhdojë të drejtojë si në Itali ashtu edhe për UEFA-n (ku llogaritet viti kalendarik, pra deri më 31 dhjetor 2024). Problemi është se koha shtrëngon, mbledhja në Cascia është të dielën më 4 gusht, e deri në datën 3 mund të parashtrohen kërkesat e arbitrave. Një mister i vërtetë. Kjo lidhet gjithashtu me thashethemet për një “çertifikatë” të marrë përmes Campanias: për sëmundje (për të shmangur pikërisht grumbullimin). FIGC (në siklet, ka patur një takim në Romë disa ditë më parë) do të pëlqente që Orsato të ishte kudo, përveç se jashtë. Në mes është Rocchi, dizenjatori, i cili nuk e di nëse është më mirë ta gjejë në komision apo në fushë. Ose si kandidat për president…
sfidanti.al