Klubi i Brentford kishte planifikuar të arkëtonte rreth 60 milionë pound nga shitja e mundshme e Ivan Toney por çështja është komplikuar. Nuk bëhet fjalë për mungesë ofertash për sulmuesin por për dëmtimin e rëndë të Igor Thiago që mund t’i deytarojë drejtuesit ta heqin nga merkatoja sulmuesin e talentuar anglez, i cili është rikthyer prej pak kohësh nga pezullimi për shkak të basteve. Thiago i transferua nga Brugge për 30 milionë pikërisht për të zëvendësuar Toney por dëmtimi në menisk i ka shokuar drejtuesit e klubit që kanë bërë një hap pas në bisedimet me disa klube për Toney.
sfidanti.al