Bylisi, gjashtë goditje në një ditë

Bylisi ka zyrtarizuar gjatë ditës së sotme 6 lojtarë, të cilët do të vihen në dispozicion të trajnerit Emanuel Egbo. Me një njoftim në rrjetet sociale, klubi ballshiot ka bërë të ditur se me të gjithë futbollistët e prezantuar është nënshkruar kontratë 3-vjeçare.

NJFOTIMI I KLUBIT

FK BYLIS njofton zyrtarizimin dhe prezantimin e gjashtë lojtarëve: Wendel Neri Da Conceicao, 26 vjeç, i cili luan si mesfushor qendre, mbrojtës i majtë dhe ëinger, më parë është aktivizuar në shtetin e tij, Brazil. Walison Martins De Souza, 26 vjeç luan në pozicionin e wingerit dhe krahas shtetit të tij Brazil është aktivizuar edhe në Greqi me skuadrat e Kallamatës dhe Panargiakos. Bruno Nascimento De Souza, 24 vjeç luan si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i majtë. ku më parë ka luajtur në Brazil dhe në Portugali. Klevis Hasanbelli, portieri 26-vjeçar që në Superiore është aktivizuar me Egnatian dhe Erzenin. Mesfushori i qendrës Henri Sulovari, 21-vjeçari që sezonin e shkuar ishte titullarë në ekipin e Lushnjës. Mbrojtësi 24-vjeçar Paolo Kasmollari, mbrojtës i djathtë që sezonin e shkuar e mbylli me skuadrën e Lushnjës. Të 6-të lojtarët janë bërë pjesë e projektit të klubit tonë dhe kanë firmosur kontrata 3-vjeçare, marrëveshja me të cilët është arritur para se skuadra të startonte fazën përgatitore! I urojmë mirëseardhjen dhe një prezantim sa më të suksesshëm në sezonin e ri!

sfidanti.al