Esin Hakaj transferohet te Elbasani. Mbrojtësi shkodran ka arritur marrëveshjen me klubin verdheblu dhe zyrtarizimi pritet në orët e ardhshme. Hakaj ishte në negociata prej kohësh me verdheblutë dhe falë këmbënguljes së drejtorit sportiv Elton Guranjaku, u bë e mundur arritja e marrëveshjes mes palëve. Elbasani bëhet kështu stacioni i radhës për mbrojtësin shkodran, që në të shkuarën ka qenë pjesë e Vllaznisë, Partizanit e Teutës dhe me eksperiencën e tij pritet të jetë një vlerë e shtuar për verdheblutë në Kategorinë Superiore.
sfidanti.al