Leroy Sané është gati të nisë sezonin e tij të pestë te Bayern, në fund të një kampionati europian që nuk i foli mirë Gjermanisë së tij, mikpritëse, por u eliminua në momentin më të mirë nga Spanja, në çerekfinale. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2025, gjë që nuk na bën të jemi shumë të qetë për qëndrimin e tij në Bundesligë, derisa të arrijë një rinovim i mundshëm.
Bayern ende po planifikon ta mbajë atë dhe një zgjatje e kontratës së tij do të diskutohet së shpejti. Ndërkohë për ndërkombëtarin gjerman interesohet edhe një klub i Premier League: siç raporton portali anglez “FootballTransfers”, Arsenali po mendon për blerjen e 28-vjeçarit. Anësori, megjithatë, shihet si një plan-b, për t’u eksploruar në rast se Topçinjtë nuk arrijnë një nga yjet e Kampionatit Evropian, Nico Williams, i cili po ndiqet edhe nga Barcelona.
sfidanti.al