Mjeku Fuentes akuzon: Spanja përdori doping në vitin 1992

Mjeku sportiv Eufemiano Fuentes ka akuzuar Spanjën për kryerjen e dopingut sistematik mbi atletët në përgatitje për Lojërat Olimpike të Barcelonës 1992. Këtë deklaratë të fortë Fuentes e ka bërë në një dokumentar në televizionin gjerman “ARD”, që do të transmetohet sot. Fuentes, mjeku i arrestuar gjatë operacionit në Puerto, siguron se qeveria spanjolle në vitet para Olimpiadës 1992 i kishte thënë “Bëj atë që duhet të bësh, por ne duam medalje”. Më tej shton: “Kemi kopjuar sistemin e vendeve të Bllokut Lindor. Kishim para për të shkëmbyer informacione me mjekët e Gjermanisë Lindore, Poloninë, Rusinë, Çekinë, nga të gjitha vendet e Lindjes dhe informacionin e blinim me dollarë. Dopingu shtetëror praktikohej në Gjermaninë Lindore dhe në Bashkimin Sovjetik”, rrëfen mjeku spanjoll, i cili nuk tha se çfarë informacioni specifik mori nga Blloku Lindor.

sfidanti.al