Anglia, Southgate: Jam i shkatërruar

Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, ka folur pas finales së humbur, 1-2 përballë Spanjës: “Unë mendoj se Spanja ishte skuadra më e mirë në turne. Jam i shkatërruar. Lojtarët kanë qenë absolutisht të jashtëzakonshëm, unë jam shumë krenar për atë që ata kanë bërë. Patëm një shans të madh për të barazuar në fund. Ndoshta gjatë 90 minutave, nuk jam i sigurt se bëmë mjaftueshëm. E ardhmja? Nuk mendoj se është koha e duhur për të marrë një vendim si ky. Më duhet të flas me njerëzit e duhur. Tani nuk është koha”. Duke komentuar humbjen, trajneri i Anglisë tha se, “është padyshim një disavantazh të kesh një ditë më pak për t’u përgatitur. Por ne ishim në lojë për 80 minuta. Do të duhet pak kohë për ta tretur këtë”.

Për zëvendësimin e Kane: “Fizikisht ka qenë e vështirë për të. Ai erdhi në turne me vetëm disa ndeshje dhe ende nuk ka arritur nivelin që të gjithë do të kishim shpresuar. Lojërat janë jashtëzakonisht kërkuese dhe menduam se freskia e Ollie do të na lejonte për të sulmuar më mirë, mendoj se zëvendësuesit bënë atë që u kërkuam të bënin”.

sfidanti.al