Aguero zbulon fituesin e “Topit të Artë”

Ish-sulmuesi i famshëm argjentinas, Sergio Aguero mendon se “Topi i Artë” këtë vit duhet të shkojë për Vinicius Junior të Real Madrid. Aguero, theksoi se braziliani tregoi një formë të shkëlqyer në sezonin që lamë pas dhe ishte vendimtar në triumfin e madrilenëve, pavarësisht se aty meritë ka edhe Jude Bellingham.

“Topi i Artë? Shoh të favorizuar Vinicius dhe Bellingham prej sukseseve me Real Madrid. Mua më pëlqen Bellingham dhe do të doja ta fitonte ai, por Vinicius ka qenë shumë superior në këtë sezon. Pavarësisht se nuk eci mirë me Brazilin në Kupën e Amerikës, sërish mendoj se nuk është faji i Vinicius për dështimin e Selecaos. Për mendimin tim, në sezonin e fundit Vinicius ka qenë më i mirë edhe se Mbappe. Ai e merr topin në gjysmëfushë dhe më pas dallohet që krijohet një rrezik i madh për kundërshtarët”, u shpreh Aguero.

 

sfidanti.al