Para disa ditësh, Dinamo City njoftoi marrëveshjen me David Gjinollarin, me mbrojtësin që mbërriti nga Teuta. Megjithatë, 25-vjeçari nuk do të ketë shansin të debutojë me dinamovitët pasi këta të fundit lajmëruan nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare se Gjinollari nuk është më një futbollist i tyre. Në shpjegimin e Dinamos, theksohet se lojtari kishte marrë një ofertë nga jashtë Shqipërisë dhe në këtë formë, klubi dinamovit nuk do t’i bëhet pengesë për të ardhmen. Mbetet tashmë për t’u parë se në cilën skuadër të huajë do ta vazhdojë karrierën 25-vjeçari.
sfidanti.al