Napoli pranë firmës me Greenwood

Napoli nuk ndalet në merkato dhe është gati të bëjë një tjetër goditje të madhe, këtë herë në repartin e sulmit. Media italiane bën me dije se të kaltrit kanë arritur marrëveshjen me Manchester United për të blerë kartonin e sulmuesit të talentuar anglez, Mason Greenwood. Ky i fundit sezonin e kaluar spikati te Getafe në LaLiga dhe tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve, mes të cilave edhe Marseille e Lazio, por oferta e De Laurentiis prej 30 milionë eurosh ka joshur “djajtë e kuq”, që kanë dhënë miratimin e tyre. Tashmë pritet që napolitanët të bindin edhe vetë sulmuesin, teksa do të jetë vetë Antonio Conte ai që do të bisedojë me Greenwood, për t’i shpjeguar rolin e tij në projektin e ri dhe për t’i dhënë arsye të transferohet te Napoli.

sfidanti.al