Spanja dhe Anglia janë dy kombëtaret që të dielën e datës 14 korrik do të përballen në finalen e Euro 2024. Sfida ka nisur të nxehet teksa Dani Olmo paralajmëron yllin e britanikëve, Jude Bellingham. Fantazisti i spanjollëve që këtë europian ka shënuar tre gola, theksoi se nuk i frikësohet Bellingham pavarësisht talentit që zotëron anglezi. “Sigurisht që nuk e kam frikë Bellingham. Ai është një pikë referimi te Anglia dhe ka shumë talent. Është gjithmonë një rrezik, është një lojtar të cilin ne duhet ta mbulojmë mirë. Por, unë e theksoj edhe njëherë se nuk i frikësohem askujt”, u shpreh Olmo. Ky europian ka rezultuar mjaft pozitiv për Olmon që tashmë është në vëmendjen e klubeve më të mëdha të Europës si Liverpool, Manchester United apo edhe Barcelona. Klauzola e lirimit nga Leipzig është 60 milionë euro.
sfidanti.al