Fenerbahçe këmbëngul për Brojën

Duket se karriera e sulmuesit të kombëtares Armando Broja do të vazhdojë në Turqi, tek skuadra e Fenerbahçe. Tashmë është e përditshmja “Fanatik”, që shkruan se 22-vjeçari shqiptar është një nga të preferuarit e trajnerit Mourinho për repartin e avancuar. Qendërsulmuesi shqiptar i Chelsea është shumë i njohur për fizikun dhe aftësinë e tij në ajër; londinezët, pasi e huazuan disa herë (së fundmi te Fulham), duken të vendosur ta shesin lojtarin, duke qenë se ai do të gjente pak hapësirë ​​te skuadra e Mareskës. Bisedimet mes klubeve janë në fazë të avancuar dhe në ditët në vijim mund të arrihet marrëveshja. Për Brojën kanë shfaqur interes edhe shumë skuadra të tjera, ku spikat Milani

sfidanti.al