Ultrasit kundër Greenwood, De Zerbi: E kam si djalin tim!

Në ambientin e Marseille ka nisur një debat i madh lidhur me transferimin e mundshëm të Mason Greenwood. Ultrasit francezë janë shprehur kundër transferimit të sulmuesit për shkak të së kaluarës së tij, me britanikun që u akuzua për dhunë ndaj ish-të fejuarës. Megjithatë, në krah të lojtarit duket se del trajneri Roberto De Zerbi. Italiani i Marseille shprehet se kush luan nën urdhrat e tij, shndërrohet në “djalin” e tij.

“Nuk e di me saktësi atë që po ndodh, por mua nuk më intereson jeta personale e një futbollisti. Sapo një lojtar firmos për klubin ku unë punoj, shndërrohet menjëherë në djalin tim. Jam nga ata që i mbroj lojtarët në të mirë dhe në të keq”, u shpreh De Zerbi.

 

sfidanti.al