Drejtuesit e Milanit kanë kohë që po përpiqen të nënshkruajnë me sulmuesin holandez Joshua Zirkzee, por paaftësia e tyre për të arritur një marrëveshje me Bolognan ka bërë që Manchester United të kalojë përpara në garën për 23-vjeçarin. Sipas burimeve të shumta, “Djajtë e Kuq kanë arritur një marrëveshje personale me lojtarin, një ndër më të mirët në Serie A gjatë sezonit të fundit. Aktualisht besohet se po zhvillohen bisedime me Bolognan për mënyrën e pagesës së klauzolës e lirimit prej 34 milionë paundësh. Sezonin e kaluar, sulmuesit e United si Rasmus Hojlund dhe Marcus Rashford hasën vështirësi në shënimin e golave. Dhe klubi historik ka gati një përforcim të ri që garanton gola e asistime në vazhdimësi. Për momentin, Zirkzee është i angazhuar me Holandën në Europian, teksa në çerekfinalen ndaj Turqisë mori minutat e para në Gjermani 2024. Sapo të përfundojë kompeticioni, palët pritet të konkretizojnë marrëveshjen e transferimit të sulmuesit tulipan në ishull.
sfidanti.al