Bellingham kërkon Spanjën në finale

“Në finale kundër Spanjës? Le të shpresojmë. Spanja ka luajtur shumë mirë këto tre javët e fundit, kështu që gjithçka është e mundur. Përqendrimi im është te Anglia, te shokët e skuadrës dhe te ekipi im”, ka deklaruar Jude Bellingham pas fitores me penallti ndaj Zvicrës, që kualifikoi Anglinë në gjysmëfinalet e Euro 2024. “Jam shumë i lumtur edhe për Pickford, i cili është shumë i mirë dhe ka shumë përvojë në këto situata. Ishte ndeshja jonë më e mirë në këtë kampionat evropian, jam shumë krenar. E treguam karakterin tonë dhe e treguam sërish në gjuajtjen e penalltive. Për ata që u futën në lojë dhe goditën penallti kishte shumë presion, është diçka shumë e vështirë”, ka thënë mes të tjerash ylli i Anglisë.

sfidanti.al