Kupa e Amerikës, Kanadaja kualifikohet në gjysmëfinale

Ndeshja që hapi këtë edicion të Kupës së Amerikës do të jetë edhe gjysmëfinalja e parë e turneut.  Kanadaja eliminon Venezuelën në çerekfinale dhe gjen sërish Argjentinën, të cilën e kishte vënë në vështirësi në ndeshjen hapëse. Kanadaja ka eliminuar pas ruletës së penalltive Venezuelën. Koha e rregullt përfundon në barazim 1-1 dhe kanadezët tregohen më të saktë nga pika e bardhë dhe sigurojnë një kualifikim historik. Vazhdon Ëndrra dhe përralla e Kanadasë, që arrin një gjysmëfinale historike në Copa America, ku përfshihen edhe ekipe nga Amerika Veri-Qendrore.

sfidanti.al