“Arena Kombëtare” e festivaleve verore largon futbollin

Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në Europë që veprat sportive i tranformon në qoshe qejfesh. Sikur të mos mjaftonte transformimi i “Arenës Kombëtare” në nëj qëndër të mirëfilltë tregtare me lokale dhe dyqane, tashmë edhe fusha pushtohet nga “haremi”. Ai që duhej të ishte tempulli i shenjtë i futbollit, stadiumi në zemër të kryeqytetit është shndërruar në një “disko” gjigande për shkak të koncerteve të shumta verore që mesa duket e kanë shkatërruar fushën e blertë. FSHF bën me dije se stadiumi nuk është në gjendje të presë ndeshjet e skuadrave shqiptare në europë pikërisht për shkak të gjendjes së fushës.

Është njëlloj nëse spitali do të thotë: Nuk mund të presim të sëmurë momentalisht pasi prizën e skanerit na e ka djegur kablloja e kafes ekspre sepse gjatë verës menduam të shtonim edhe një aneks për të bërë kafen. E trishtë por e vërtetë. Pasi e boshatisëm gjatë gjithë sezonit të kaluar, tashmë jemi në fazën e dytë të transformimit të “Arenës Kombëtare”, atë të ndryshimit të destinacionit.

Nga Pirro Bardhyli