Belgjika mbylli aventurën në EURO 2024 në raundin e 1/8-ave pas humbjes minimale 1-0 përballë Francës, një disfatë që erdhi nga autogoli i Jan Vertonghen. Por, vetëm katër ditë pas eliminimit dhe autogolit, mbrojtësi ka njoftuar këtë të premte edhe tërheqjen e tij nga kombëtarja belge, me 37-vjeçarin që këtë lajm e bëri publik nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Faleminderit për të gjitha kujtimet, jetova ëndrrën time”, shkruan mbrojtës belg.
Jan Vertonghen që aktualisht aktivizohet në Belgjikë me skuadrën e Anderlecht, debutoi me kombëtaren e tij në vitin 2007 dhe ndaj Francës ai zhvilloi ndeshjen numër 157, teksa realizoi edhe 10 gola. Vertonghen ishte pjesë e Belgjikës në tre Botërore, 2014, 2018 dhe 2022, ndërsa mori pjesë edhe në tre Europian 2016, 2020 dhe 2024 me arritjen më të madhe, vendin e tretë në Kupën e Botës, Rusi 2018. Gjithashtu duhet theksuar se ish-mbrojtësi Benficas dhe Tottenham është momentalisht lojtari me më shumë prezenca te Belgjika duke lënë pas Axel Witsel me 132 ndeshje.
sfidanti.al