Broja dhe Daku me pushime në Shqipëri

U eleminuan në fazën e grupeve dhe tani duhet të mendojnë për të kaluar disa ditë larg presionit e futbollit e për këtë kanë zgjedhur bregdetin shqiptar. Armando Broja dhe Mirlind Daku janë në pritje të merkatos për të mësuar të ardhmen e tyre por ndërkohë po çlodhen në bregdetin e jugut të Shqipërisë. Siç shihet në foto, Mirlind Daku dhe Armando Broja po kalojnë pushimet në Vlorë. Të dy sulmuesit kanë një raport të mirë me njëri-tjetrin, diçka që është vënë re gjatë gjithë kësaj kohe. Sa i takon të ardhmes, Daku mund të largohet nga rusët e Rubin Kazan, ndërsa në krahun tjetër, Broja me gjasë do të lërë Chelsean, për të kaluar në një skuadër ku do mund të luajë më shumë.

sfidanti.al