Kvaratskhelia: Nuk e di a do të qëndroj te Napoli!

Pas fitores 2-0 ndaj Portugalisë, i cili i dha Gjeorgjisë një kualifikim historik për në raundin e 1/8-ave të Kampionatit Europian, Khvicha Kvaratskhelia foli edhe për të ardhmen e tij, duke iu përgjigjur në mënyrë mjaft enigmatike fjalëve të trajnerit Antonio Conte, që kishte konfirmuar se sulmuesi do të qëndrojë te Napoli. Si fillim gjeorgjiani u shpreh se ia dolën që të realizonin ëndrrën e tyre, ndërsa shtoi se të gjithë lojtarët e ekipit ishin të jashtëzakonshëm.

“Ishte e vështirë, ishte ëndrra jonë. Të gjithë lojtarët ishin të jashtëzakonshëm. Ne treguam se mund të konkurrojmë me këdo”,-tha ai.

Ndërsa për marrjen e fanellës nga idhulli i tij, Cristiano Ronaldo, deklaroi ndodhi në ditë më të mirë të jetës së tij. “Po, e mora, në ditën më të mirë të jetës sime”-shtoi talenti i Napoli-t.

Në fund, sa u përket deklaratave të trajnerit Antonio Conte-s, i cili nënvizoi se talenti gjeorgjian do të qëndrojë te Napoli, sulmuesi u shpreh se ka respekt për të, por shtoi se ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij. “Nuk e di ende, e respektoj Conte-n sepse është një nga trajnerët më të mirë në botë, por dua të marr më shumë kohë për të vendosur. Unë e respektoj Napoli-n, e dua Napoli-n por ende nuk di si të jap një përgjigje të sigurt për të ardhmen time”-përfundoi Kvaratskhelia.

sfidanti.al