Zirkzee i paarritshëm për Milanin

Milani nuk po arrin dot të transferojë sulmuesin holandez Joshua Zirkzee, për shkak të konkurrencës së lartë, por edhe kostove të operacionit, teksa Ibra ka nisur të mendojë për një plan B, që duket një emër mjaft intrigues. Fjala është për sulmuesin belg Romelu Lukaku, të cilin kuqezinjtë kanë shfaqur interes për ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje nga Chelsea, teksa londinezët vijojnë të këmbëngulin për shitje të menjëhershme për një shifër prej 35-40 milionë eurosh. Shkëndijat në derbin e Milanos mes Lukakut dhe Ibrës duket se janë hedhur pas krahëve dhe drejtuesi i Milanit është gati ta sjellë belgun në anën kuqezi të qytetit, për të ndezur edhe më shumë rivalitetin me Interin. Gjatë kësaj jave drejtuesit e Milanit pritet të takojnë përfaqësuesit e Lukakut për të kuptuar më shumë mbi mundësitë e transferimit, teksa vetë sulmuesi do të mirëpriste një kalim te kuqezinjtë, duke qenë se pikërisht në Serinë A ka arritur të tregojë më të mirën e tij në aspektin sportive.

sfidanti.al