Shqipëria do të përballet të hënën me Spanjën, në ndeshjen e dytë të Euro 2024. Në prag të këtij takimi, në konferencë për shtyp u shfaq trajneri i kuqezinjve, Sylvinho. Numri një i pankinës u shpreh se skuadra do japë maksimumin në fushë, në mënyrë që të kualifikohet.
“Spanja ka lojtarë të shpejtë, ka lojtarë të mirë në krah apo në qendër. Ata lejojnë shumë pak hapësira. Bëhet fjalë për një rival të organizuar. De la Fuente ka bërë një punë të mrekulleshme. Ata mbrohen dhe sulmojnë mirë. Gjatë kualifikueseve kanë humbur vetëm një ndeshje, atë ndaj Skocisë. Lojtarët e mi kanë guxim, ne do të futemi në fushë për të dhënë maksimumin. Çdo gjë mund të ndodhë, ne do të shkojmë në fushë për të luajtur. Jam i lumtur. Shumë njerëz kanë menduar se mund të pësojmë gola dhe ndeshja e fundit s’do të ketë rëndësi. Nuk ndodhi ashtu. Ne përfaqësojmë vendin tonë, ne jemi të lumtur që jemi në grupin e vdekjes. Jam i kënaqur me lojtarët e mi. Këtë ndeshje nuk do e harroj. Është ndeshje me rëndësi. Nëse kalojmë, do të jetë kënaqësi e madhe në 1/16 më të mira. Spanja është ekip i mirë, por ne do luajmë gjatë gjithë 90 minutave, nëse kalojmë tutje, do jetë diçka e mirë. Do të jetë mision i vëshitirë, por ne do të bëjëm përformancën tonë më të mirë”, tha ai.
sfidanti.al