Pasalic: Ndaj Shqipërisë humbëm dy pikë

Mesfushori i Kroacisë, Mario Pasalic tha për mediet pas barazimit 2-2 ndaj Shqipërisë se sot humbën dy pikë. Ai theksoi se Shqipëria nuk u ndal dhe e uron për këtë fakt, ndërsa shton se kjo ndeshje ishte një turp për skuadrën e Kroacisë.

“Fatkeqësisht humbëm 2 pikë. Ndeshja nuk nisi ashtu siç donim, kaluam në disavantazh menjëherë, por në pjesën e dytë me zëvendësimet u rikthyem në lojë. Urime Shqipërisë që nuk u ndal, turp për ne”.
sfidanti.al