Dita e Thiago Motta te Juventus ka ardhur, edhe pse njoftimi zyrtar mund të shtyhet për nesër ose të paktën të enjten. Tekniku italo-brazilian nënshkroi sot një kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2027 me një pagë 3.5 milionë euro plus bonuse. Kalimi formal është bërë larg Torinos, pikërisht në Cascais (afër Lisbonës, ku trajneri ka një shtëpi). Aty, – raporton Alfredo Pedullà – u zhvillua një takim së bashku me menaxherin e tij dhe drejtorin Cristiano Giuntoli, gjithashtu i nevojshëm për të folur për merkaton e transferimeve. Thiago Motta është kështu trajneri i Juventus, ndërsa strategjitë hyrëse dhe dalëse, me bekimin e tij, kanë nisur tashmë. Pasi të jetë përcaktuar cështja e portierit, me ardhjen e Di Gregorio e transferimin e Szczesny në Arabi, janë shumë gjëra për tu përcaktuar edhe në reparte të tjera. Në mbrojtje Calafiori duket shumë afër, ndërsa në mesfushë ka më shumë për të menduar. Në radhë të parë çështja Rabiot, me Milan gati për t’ju bashkuar garës dhe, më pas, Douglas Luiz për të cilin duket se janë bërë hapa të mëdhenj përpara.
sfidanti.al