Nuk mjaftoi vetëm lamtumira e Mbappe, njeriu i kopertinës që u transferua te Real Madrid, për të komplikuar imazhin e Ligue 1. Këto ditë kampionati francez po lufton ndeshjen e tij më të vështirë: gjetjen e një operatori që të transmetojë ndeshjet e Ligue 1 live. Duket e pabesueshme, në një botë gjithnjë e më shumë të mësuar me konsumin e streaming e sistemit pay per vieë për ngjarjet live, por është kështu. Pak më shumë se dy muaj para fillimit të turneut, që do të fillojë më 16 gusht, të drejtat për të pesë vjeçarin e ardhshëm janë ende të pashitura.
Alarmin e ka ndezur e përditshmja L’Equipe me titullin në faqen 2 në numrin e sotëm: L’heure est grave. E shpresat po pakësohen dita-ditës. Plani A, i cili përfshinte përfshirjen e BeIn Sport dhe Canal Plus, duket se ka arritur në një rrugë pa krye. Franko-katariotët duhej të prodhonin kanalin 100% Ligue 1 dhe Canal Plus do t’i jepej mundësia për ta shpërndarë atë ekskluzivisht. Shifrat e hipotezuara, fillimisht 700 milionë në vit, më pas 500, mbetën në kuadrin e hipotezave. Negociatat nuk patën kurrë sukses. Nuk ka kuptim të fshihet fakti që ngërçi po e fut në krizë, më shumë se konsumatorët, të gjithë sistemin e futbollit francez.
PLANI B
Shoqëritë janë të shqetësuara duke qenë se për momentin nuk mund të hipotezojnë pasqyra financiare me të drejta televizive në zërin e të ardhurave. Ligue 1 po punon me nxitim për një plan B, duke prodhuar kanalin e vet dhe më pas duke e shpërndarë atë tek të gjithë operatorët joekskluzivë. Para së gjithash nga ofruesit e shërbimeve të internetit si Orange, Free, Bouygues dhe SFR, por edhe nga DAZN, që dëshiron të rritet në tregun francez, apo Amazon Prime Video, që transmetoi Ligue 1 sezonin e fundit.
Duke rikuperuar disa minimume të garantuara nga këta aktorë të ndryshëm, Liga Franceze shpreson të mbledhë të ardhura të mjaftueshme për të filluar kampionatin. Siç zbulon L’Équipe, mjetet teknike për të filluar tashmë janë blerë, për disa milionë euro. Ish presidenti i Canal+, Pierre Lescure është skeptik. “E kam të vështirë të imagjinoj se si, dy muaj para rifillimit të kampionatit, Liga mund të hapë një kanal. Duhet të financohet dhe të tregtohet. Jam i shqetësuar për këtë sezon. Të gjitha klubet e mesme dhe të vogla do të vuajnë”.
sfidanti.al