Pas Real Madrid, edhe ECA, shoqata e klubeve evropiane, distancohet nga fjalët e Carlo Ancelottit. Trajneri kampion Europës në fuqi i ishte referuar në një intervistë për ‘Giornale’ (më pas pjesërisht të tërhequr) se kishte klube të tjera të gatshme për të braktisur Botërorin e Klubeve, por nuk do të jetë kështu. Nga 12 klubet evropiane të kualifikuara, vetëm Real Madrid nuk është pjesë e ECA-s, ndërsa Juventus ka vendosur t’i bashkohet organizatës pasi është larguar nga planet për të nisur një Super League Europiane. Këtë e raporton BBC. Burimet e ECA-s theksojnë se organizata dhe klubet e saj janë të përkushtuara për Botërorin e Klubeve. Edhe shifra e treguar nga Ancelotti si të ardhura për çdo ekip pjesëmarrës (20 milionë euro, red.) vihet në pikëpyetje duke qenë se ende shumë marrëveshje komerciale dhe televizive për ngjarjen duhen nënshkruar. Përtej pakënaqësisë pak a shumë publike të skuadrave të ndryshme, është pikërisht çështja e sponsorëve ajo që shqetëson më shumë FIFA-n. Shpresa ishte të ishin dhjetë me një të ardhur të mundshme prej të paktën 100 milionë dollarësh për sponsor. Vështirë për të arritur në këtë pikë: peshon mungesa e pjesëmarrjes së klubeve kryesore si Milan dhe Barcelona, si dhe disa klube të Premier League (nga Anglia janë të pranishëm vetëm Manchester City dhe Chelsea). Mungesa e shumë klubeve të mëdha ka komplikuar planet e presidentit të FIFA-s Infantino, i cili po vuan për të shitur turneun.
sfidanti.al