Merkato kampionësh, Egnatia “rrëmben” Regi Lushkjan

Egnatia nuk dëshiron të jetë kalimtare në Kategorinë Superiore, madje synon të dominojë gjatë në futbollin shqiptar, si dhe të shkruajë historinë edhe në Europë. Kampionët e freskët të Shqipërisë po punojnë me seriozitet për të ndërtuar një ekip që do të synojnë fazën e grupeve në kompeticionet europiane. Klubi rrogozhinas ka befasuar këtë të hënë teksa ka zyrtarizuar afrimin e Regi Lushkjes. Më poshtë njoftimi i Egnatias:

“Egnatia afron në “avionin e kampionëve” një lider në Abissnet Superligë! “Kampionë”, në “bordin” tonë sapo u bashkua një futbollist lider i Abissnet Superligës. Klubi njofton se ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me mesfushorin Regi Lushkja. Welcome Regi Lushkja!”

Sezonin e kaluar futbollisti kavajas ishte pjesë e Tiranës, ndërsa gjatë sezonit 2022-2023 mbrojti ngjyrat e Sherifit të Tiraspolit në Moldavi.

sfidanti.al