Inter, tifozët mbyllin 40 mijë abonime

Entuziazëm në maksimum te tifozët e Interit. Pasi shijuan titullin e 20-të në histori, që erdhi pas një dominimi absolut të skuadrës së zemrës në Serie A, populli zikaltër ka “shpërthyer” sa u përket abonimeve. Klubi vendosi të hapte fushatën e abonimeve për sezonin e ardhshëm. Dhe tifozëve u kanë mjaftuar fare pak orë që të “avullonin” 40 mijë abonimet për anëtarët e vjetër. Edhe pse çmimi është rritur (nga 12-23%), të gjithë “besnikët” e sezonit të kaluar konfirmuan pjesëmarrjen e tyre në të gjithë duelet shtëpiake edhe për edicionin e ri. Tashmë kanë mbetur për t’u shitur edhe 35 mijë abonime të tjera, për të cilat parashikohet një “luftë” e madhe mes tifozëve zikaltër, gjithnjë të gatshëm për të mbështetur Interin e tyre.

sfidanti.al