Tirana nis aventurën me Shkëmbin dhe Ibraimin

KF Tirana ka nisur sot zyrtarisht sezonin 2024-2025! Në një konferencë shtypi të organizuar nga klubi, anëtari i Bordit Drejtues, Grent Halili ka prezantuar Drejtorin Sportiv, Agim Ibraimi dhe trajnerin e skuadrës së parë, Bledi Shkëmbi. Në fjalën e tij, Halili u ndal te projekti i skuadrës së parë si edhe tek projekti i Akademisë se futbollit Tirana, duke analizuar edhe sukseset e luhatjet e sezoneve që kemi lënë pas. Në prezantimin e tij si Drejtor Sportiv, Ibraimi foli për objektivat e klubit, ndërtimin e skuadrës dhe ciklin afatgjatë që klubi po ndërton. Ndërkohë, trajneri Bledi Shkëmbi u shpreh besimplotë se do të ndërtohet një skuadër fituese, duke pranuar se ndihet i nderuar që ka marrë drejtimin e klubit më të madh në Shqipëri!


sfidanti.al