Jose Mourinho është gati për aventurën e re. Trajneri i njohur portugez është prezantuar përpara tifozëve të Fenerbahces, teksa u duk mjaft i emocionuar.
“Ju premtoj, që nga tani, unë ju përkas juve si familje. Fanella e Fenerbahces është sikur lëkura dhe kockat e mia. Faleminderit për dashurinë tuaj për mua. Normalisht një trajner e sheh dashurinë pas ndonjë fitoreje, por unë e shoh këtë dashuri menjëherë. Kjo është një përgjegjësi e madhe”, tha Mou. Mourinho do të nisë shumë shpejt nga puna, me klubin e njohur që synon rikthimin te titulli.
sfidanti.al