Perez: Nuk arrita ta bindja Toni Kroos

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez konfirmoi se si tentoi deri në fund ta bindte Toni Kroosin të qëndronte, por tentativa ishte e dëshpëruar. Kryesia e Real Madridit po bënte përpjekje për të bindur gjermanin të shtynte lamtumirën e tij nga Spanja dhe futbolli (pas Kampionatit Evropian) dhe në vend të kësaj të nënshkruante një rinovim të kontratës. Vullneti i lojtarit ishte i qartë, nuk donte t’ia dinte, ishte i vendosur për t’u larguar nga Madridi, duke mohuar çdo përvojë diku tjetër.

“Ne i ofruam atij rinovimin e kontratës, por është e qartë se dëshironte të tërhiqej në kulmin e tij. Ju e dini se si janë gjermanët, është shumë e vështirë t’i bësh të ndryshojnë mendje. Ai bëri atë që donte të bënte, largohet si legjendë dhe ne do ta kujtojmë gjithmonë si një nga më të mëdhenjtë në botë”, deklaroi Perez pas suksesit të mbrëmshëm.

Real Madridi fitoi finalen e Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Borussia Dortmundit në Wembley.

sfidanti.al