Këpucët e fundit të Toni Kroos me Real Madridin

Toni Kroos luajti ndeshjen e tij të fundit për Real Madridin, që është finalja e Ligës së kampionëve, kundër Borussia Dortmundit në “Wembley”. Ndeshja e ndeshjeve, apo finalja më e madhe, doli të jetë ajo që do t’i japë lamtumirën e fundit një karriere me plot suksese dhe trofe. Për këtë ndeshje të fundit, gjermani veshi këpucë të bardha, si gjithmonë, me detaje floriri dhe të cilat janë të personalizuara me emrat e bashkëshortes, tre fëmijëve dhe madje edhe dy qenve të tij. Për më tepër, duke qenë se është një ditë kaq e veçantë, nuk mund të mungonte as data dhe vendi i finales. Një ditë më shumë se e jashtëzakonshme për Toni Kroos që gjermani e përjetësoi përgjithmonë.

sfidanti.al