Donnarumma: Grupi E, i vështirë për të gjithë

Gianluigi Donnarumma përgatit të përjetojë një Europian si kapiten i Italisë. Në një intervistë të fundit për “Sky Sport”, portieri thekson se shiriti i kapitenit në kombëtare ka shumë përgjegjësi ndërsa komentoi edhe Grupin B ku bën pjesë Shqipëria, Spanja dhe Kroacia. Gardiani i PSG theksoi se është një grup i vështirë për Italinë, por shtoi se të njëjtën ndjesi kanë edhe kundërshtarët e Italisë. “Është një grup i vështirë për ne, por edhe për të tjerët. Kundërshtarët tanë e dinë mirë se do të përballen me një Itali shumë të fortë dhe me ide të qartë. Duhet të përgatitemi mirë sepse të gjitha ndeshjet do të jenë të komplikuara. Shiriti i kapitenit? Sigurisht është një përgjegjësi e madhe, por jam krenar të mbaj shiritin e kapitenit te kjo kombëtare. Dua të jap një shembull, për mua është shumë emocionuese të jem kapiteni i Italisë. Kam pasur shembuj të mirë si Buffon, Bonuçi e Chiellini. Kam mësuar prej tyre. Te kjo skuadër ka shumë liderë dhe të gjithë duhet të ndihen si kapitenë. Kemi gjithçka në favor për të zhvilluar një Europian të madh”, u shpreh Donnarumma.

sfidanti.al