Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, foli në konferencën për shtyp pas shpalljes së listës me 26 lojtarë të thirrur për Kampionatin Evropian. Një nga përjashtimet e mëdha ishte ai i Joshua Zirkzee, objektivi i Interit, Milanit dhe Juventusit pas sezonit fantastik të luajtur me Bolonjan: “Po të ishte në formë, do të kishte një shans”, shpjegon trajneri, duke bërë të qartë se nuk ishte një zgjedhje teknike, por e diktuar nga dëmtimi që i ndodhi. Koeman vazhdoi më pas, duke folur edhe për lojtarë të tjerë të Serisë A si Teun Koopmeiners, Tijjani Reijnders dhe Stefan de Vrij: “Mesfushorët e Atalantës dhe Milanit nuk do të na bashkohen deri më 7 qershor. Ata do të humbasin ndeshjen e parë miqësore. Mbrojtësi i Interit, nga ana tjetër, e thirra sepse është një futbollist që luan rregullisht në nivelet më të larta”.
sfidanti.al