Tirana vazhdon të çmontohet

Erion Hoxhallari ka ndarë rrugët me Tiranën. Klubi bardheblu, ka dhënë lajmin për tifozët, këtë të mërkure pasdite. 28-vjeçari i prapavijës u aktivizua në 32 ndeshje në këtë sezon në kampionat, ku realizoi edhe një gol. Hoxhallari mbahet mend për faktin se ka luajtur edhe më parë për Tiranën, ndërsa më pas u transferua në Rumani te UTA Arad.

sfidanti.al