Një gjë duhet thënë pa merak, na pëlqen apo s’na pëlqen: Egnatia e fitoi kampionatin dy herë! Një herë tërë sezonin dhe një herë për “nder” ose mender të skemës më budallaqe që ka provuar futbolli ynë “Final 4”. Kjo, disave u duket sikur pastron edhe imazhin e sistemit, që nuk është mësuar , ose kështu ka lindur, që ta lejojë titullin natyrshëm të shkojë tek i..zoti !
Triumfi i Egnatias shkon përtej fabulës mitike se i vogli mposhti të mëdhenjtë si Partizani, Tirana apo Vllaznia, se Rrogozhina mikroskopike mposhti futbollin e metropolit. Egnatia me këtë vepër që realizoi “ringjalli” Duamenën, më të mirin e të mirëve, për vdekjen e të cilit na duhet të dridhemi akoma . Mos të na gënjejë mëndja se titulli është aq i gëzueshëm dhe tollovitës , sa mund të harrohet edhe një jetë të humbur për fajin e sistemit në lojën tonë. Që nuk mjaftohet vetëm me jetën e futbollit, por kërkon edhe .. .shpirtin e njeriut!
Sfidanti.al