Asnjë lojtar i Milanit në Italinë e Euro 2024

Tre javë para fillimit të Euro 2024, Luciano Spalletti ka publikuar listën provizore të Italisë për turneun më të rëndësishëm kontinental. Një listë me tridhjetë lojtarë nga të cilët trajneri do të zgjedhë 26-të që do të marrë më pas në Gjermani. Duke parë emrat, në kombëtaren italiane dominon blloku i Interit me gjashtë lojtarë të thirrur: Acerbi, Bastoni, Darmian, Dimarco, Barella dhe Frattesi. Më pas vijnë Roma (Mancini, Cristante, Pellegrini dhe El Shaarawy), Napoli (Meret, Di Lorenzo dhe Raspadori), Juve (Cambiaso, Fagioli dhe Chiesa) dhe Torino (Bellanova, Buongiorno dhe Riçi). Nuk ka asnjë përfaqësues nga Milanit, diçka që nuk ka ndodhur kurrë në një Botëror apo Europian që nga viti 1938 së bashku me mungesën e të paktën një lojtari nga skuadra e vendit të dytë në Serie A.

sfdianti.al