Në prag të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, trajneri i ekipit shkodran ka dhënë një intervistë për “Kicker” ku ka treguar arsyen se përse ishte rikthyer në Shqipëri. “Shkodra është një qytet i veçantë dhe për mua rikthimi aty ishte çështje zemre. Në Shkodër kisha kaluar kohë të arta. Qyteti, tifozët dhe stadium janë fantastik prandaj vendosa që të rikthehem”, tha 49-vjeçari. Në fjalën e tij Bërdariç thekson se ky sezon nuk ka përfunduar në mënyrën që ai dëshironte. “Titulli kampion ishte objektivi ynë i madh. Ndeshja me Egnatian ishte mjaft e vështirë pasi djemtë dhanë gjithçka”, tha gjermani.
sfidanti.al