Toni Kroos e mbyll me futbollin pas Euro 2024

Euro 2024, do të jetë turneu i fundit në të cilin do të shohim Toni Kroos në fushë në rolin e futbollistit. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, klubi i Real Madrid bëri të ditur vendimin e mesfushorit gjerman që do të varë këpucët në gozhdë në moshën 34-vjeçare. Kroos, në shumë raste e kishte theksuar se dëshironte ta mbyllte karrierën me Realin pa pasur nevojën për të eksperimentuar në Liga të tjera jashtë Europë dhe mesa duket e ka mbajtur premtimin. Kështu, Reali përshëndet një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e saj teksa gjermani ishte pjesë e Los Blancos për 10 sezone ku fitoi të gjithë titujt më të rëndësishëm, në total 22 tituj në 463 ndeshje me spanjollët.

sfidanti.al