Daku ndizet atëherë kur duhet, në këtë fund sezoni, ku po kalon momentin e tij më të mirë në Rusi. Sulmuesi kuqezi ishte sërish protagonist për ekipin e tij, Rubik Kazan, duke realizuar një tjetër gol, i nënti këtë sezon, plus 4 assiste. Daku u shërbyer pastër në zonë, me një rrotullim të bukur, dërgoi topin në rrjetë, por goli i tij kishte vlerë thjesht për statistika personale, pasi Rubin Kazan pësoi një humbje 3-1 përballë Spartakut të Moskës. Forma e mirë që Daku po kalon këtë periudhë shton shanset e tij për të qenë në “Euro2024”, por ndryshe nga mediat në Rusi, apo dhe kundër deklaratave të trajnerit të tij, Daku theksoi se nuk ka marrë ende një ftesë nga Sylvinho:
“Kemi edhe një ndeshje dhe do të përpiqem të ndryshoj statistikat e mia. Këtu ndihem si në shtëpinë time. Nuk kam marrë ende ftesë nga Shqipëria për në Evropian. Jam duke e pritur, vetëm pas kësaj do të mund të flasim për të ardhmen time”, u shpreh Daku për mediat në Rusi.
Sulmuesi kuqezi pritet të ndryshojë skuadër pas Evropianit, por me sa duket të gjithë presin që të jetë pjesë “Euro2024”, në mënyrë që të marrë një ofertë më të mirë.