Më në fund u gjet një Sulejman, që lëshon hatanë ! Një nga Sulejmanët e madhërishëm, për të cilin thuhet me humor se mban stemën e FSHF-së në pizhama edhe kur fle gjumë, ka dalë i vetmi “trim” në luftën për mbrojtjen e skemës “Final 4”. Ish- mjeshtri i goditjeve të dënimit, që gjithë jetën si futbollist s’ka patur fatin të provojë një idiotësi klasi si kjo e “Final 4”, nën petkun e zyrtarit, qënka i dashuruar me shpikjen antifutboll të shefit të tij…
“Këto ndeshje që do të luhen në “Final 4”, do e zbukurojnë akoma më tepër garën !” Se me cilin sy e ka parë “xha Sulo ” kampionatin, me atë me xham apo pa xham, kjo nuk vihet ne dyshim.. Po kur thotë se do të bëhet më i bukur, ku e ka fjalën , mos vallë bukuria ishte tek stadiumet e boshatisur apo tek gara qe sa vinte e jepte shpirt…
Sfidanti.al