Vendimi për të kandiduar bashkë me Serbinë në garën pëe organizimin e Europianit të vitit 2027 për grupmoshën U-21 është një “thikë pas shpine” për Kosovën dhe këtu nuk kanë të bëjnë aspak çështjen patriotike. FSHF që sa për sy e faqe ka promovuar futbollin mbarëkombëtar, zgjedhjet për evenimentet e rëndësishme i bën me federata që asnjëherë nuk kanë qenë mike të shqiptarëve. Mjafton të theksohet që federata serbe ka punuar ditë e natë për të mbajtur jashtë UEFA-s dhe FIFA-s, Kosovën por për fat të mirë nuk ia ka dalë mbanë. Sa herë shqiptarët, e madje edhe ata të Zvicrës apo ndonjë kombëtareje tjetër guxijnë e shfaqin shqiponjën me dy duar, Serbia nuk e kursen zërin kundër, ndërsa serbët sa herë gjejnë rastin në shkallë, tribuna, zyra apo seli të rëndësishme, e cilësojnë “Kosovën Serbi”. A mjafton kjo për të dalë në përfundimin se kjo është një “thikë pas shpine” ndaj mikut Agim Ademi me të cilin Duka i shpeshton takimet sa herë ka zgjedhje në UEFA? Sigurisht që po!
Nga Pirro Bardhyli