Ernest Muçi fantastik, çon Beshiktashin në finale të Kupës së Turqisë

Ernest Muçi vendimtar për Beshiktashin në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Turqisë kundër Ankaragucu-së, që u zhvillua në “Tupras Stadium” të Stambollit (ndeshja e parë ka përfunduar në barazim pa gola). Sulmuesi i Kombëtares Kuqezi e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 71-të, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes. Beshiktashi nuk pësoi në minutat e mbetura dhe u kualifikua në finale Kupës. Si Muçi ashtu dhe Rashica janë aktivizuar si titullarë në këtë takim shumë të rëndësishëm për Beshiktashin, që ka shansin e artë për ta mbyllur sezonin me trofe, teksa në finale do të përballet me fituesin e çiftit Trabzonspor-Karagumruk.

sfidanti.al