Jurgen Klopp pranon se nëse ai do të kishte qëndruar në stolin e Liverpulit edhe sezonin e ardhshëm do të kishte qenë shumë e vështirë, ndërsa premton se pas lamtumirës nga “Anfield” këtë verë, ai do të rikthehet për të ndjekur skuadrën nga shkallët e stadiumit, do t’i pëlqejë apo jo kjo trajnerit të ardhshëm, i cili pritet të jetë holandezi Arne Slot. “Futbolli nuk ka qenë i shkëlqyer këto javët e fundit dhe si rezultat unë kam dëgjuar njerëzit të thonë se unë dukem i lodhur, jam plakur. Por unë jam 100% deri në ditën e fundit. Jam i sigurt se nëse nuk do e kisha marrë vendimin tani, vitin tjetër do të ishte e rrezikshme. Do të jetë shumë e vështirë të mos jem më pjesë. Por unë do të vij të shoh ndeshjet, i pëlqen apo jo trajnerit të ri”.
sfidanti.al